MENU
klinika

Denaj në Dialogun Financiar me Ballkanin Perëndimor

Diskutohen masat që do të marrin qeveritë për rimëkëmbjen

20.05.2020 - 12:27

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në takimin virtual mbi “Dialogun Financiar dhe Ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë” gjatë të cilit u diskutua mbi ndikimin pandemisë në ekonomi, si dhe masat që do te marrin qeveritë në kuadër të procesit të rimëkëmbjes.

Sipas njoftimit Denaj theksoi masat e menjëhershme që mori qeveria shqiptare në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve hapjen graduale të ekonomisë shqiptare por edhe punën përgatitore për një plan të detajuar për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Denaj falënderoi Komisionin Europian dhe përfaqësuesit e Presidencës për mbështetjen e pakushtëzuar për reduktimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i vitit të shkuar, por edhe ato nga emergjenca e pandemisë Covid – 19.

“Në përputhje me pritshmërinë e Bashkimit Europian, qeveria shqiptare do të vijojë reformat për mirë administrimin fiskal dhe menaxhimin e financave publike, me qëllim konsolidmin fiskal,” u shpreh Denaj. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton angazhim të plotë për vijimin e reformave dhe plotësimin e shpejtë të kushteve ekonomike, përpara konferencës së parë ndërqeveritare.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj thërret Këshillin e Investimeve

Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti