MENU
klinika

"E joshur" nga investimet

SHBA po e paralajmëron për Kinën por Evropa…

20.05.2020 - 15:04

Presidenti Donald Trump po e dobëson rolin e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore pasi vendet evropiane gjithnjë e më shumë shikojnë Kinën si një udhëheqëse të ardhshme globale.

Kjo mund të shihet edhe në sondazhet e opinioneve të kohëve të fundit që tregojnë ndjenjën evropiane ndaj Shteteve të Bashkuara në rënie që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Sondazhet e reja të publikuara në Gjermani këtë javë zbuluan se një shumicë dërrmuese e gjermanëve tani kanë një mendim më të keq për Shtetet e Bashkuara pas pandemisë. Sondazhi zbuloi se gjithsej 76% e gjermanëve thanë se pikëpamja e tyre për SHBA është përkeqësuar që nga fillimi i pandemisë, krahasuar me vetëm 36% që thanë të njëjtën gjë për Kinën.

Anketimi gjithashtu zbuloi se gjermanët tani besojnë se marrëdhëniet e ngushta me Kinën janë po aq të rëndësishme për interesin e tyre kombëtar sa ruajtja e marrëdhënieve me SHBA.

37% e gjermanëve thanë se ishte më e rëndësishme për të mbajtur marrëdhënie të ngushta me SHBA, në krahasim me 36% që thanë të njëjtën gjë për Kinën. Kjo është një rënie e madhe që nga viti i kaluar kur 50% e gjermanëve thanë se ruajtja e marrëdhënieve me SHBA ishte përparësi, krahasuar me vetëm 24% që thanë për Kinën. Vetëm 10% e gjermanëve e shohin SHBA-në si partnerin më të rëndësishëm global të vendit, nga 19% vitin e kaluar.

Sondazhet e kryera në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë gjithashtu një përkeqësim në pikëpamjen e Britanisë për Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë.

Të pyetur në fund të muajit të kaluar nëse Britania duhet të krijojë një marrëdhënie më të fortë me Evropën, apo me SHBA, 35% e Britanikëve u thanë anketuesve të YouGov se Evropa duhet të jetë përparësi në krahasim me vetëm 13% që thanë SHBA. Ndryshimi vjen në mes të tronditjes globale në lidhje me ndërhyrjet e fundit të Presidentit Trump në pandeminë koronavirus.

Komentet e presidentit për përdorimin e dezinfektuesit për të trajtuar pacientët me koronavirus shkaktuan mosbesim dhe tmerr në shumë vende evropiane.

“Gjatë më shumë se dy shekujve, Shtetet e Bashkuara kanë ngjallur një gamë shumë të gjerë ndjenjash në pjesën tjetër të botës: dashuri dhe urrejtje, frikë dhe shpresë, zili dhe përbuzje, frikë dhe zemërim”, shkroi kolumnisti i Irish Times Fintan O’Toole muajin e kaluar në përgjigje të komenteve të Trump.

“Por ekziston një emocion që nuk ka qenë deri më tani: keqardhje”.

Sjellja e Trump ka nxjerrë në pah ndjenjat negative tashmë të përhapura në Evropë ndaj presidentit, me një studim javën e kaluar që zbuloi se vetëm 2% e njerëzve francezë tani i besojnë Trumpit për të udhëhequr botën.

Europa po injoron kërcënimet e Trumpit për Kinën

Kjo  shihet edhe në sjelljen e qeverive evropiane, të cilat duken gjithnjë e më të gatshme të injorojnë kërcënimet e Trumpit për Kinën.

Një seri vendesh evropiane janë në proces të dakordimit të marrëveshjeve me kompaninë kineze të telekomitëve Huawei për të zhvilluar rrjetet e tyre 5G, megjithë kërcënimet gjithnjë e më agresive nga Shtëpia e Bardhë.

Boris Johnson, kundërshtoi kërcënimet e presidentit për Huawei, po ecën përpara me planet. Disa vende të tjera evropiane gjithashtu po vazhdojnë me marrëveshje të ngjashme pavarësisht kërcënimeve nga administrata Trump për një luftë të re tregtare.

Pekini po demonstron gjithashtu një aftësi në rritje për të ushtruar presion diplomatik mbi Evropën.

Bashkimi Evropian kohët e fundit hoqi referencat për një fushatë kineze të “dezinformimit global” nga një raport zyrtar, pas presionit diplomatik nga Pekini.

Mungesa e dëshirës se Evropës për të kritikuar Kinën mund të jetë pjesërisht për shkak të mbizotërimit të dominimit ekonomik të Pekinit.

Farë është e qartë është se me ekonominë globale që shkojnë drejt një recesioni të thellë, qeveritë evropiane, institucionet publike dhe kompanitë po kthehen gjithnjë e më shumë drejt Kinës për mbështetje dhe investime.

Dhe ndërsa opinioni publik për Shtetet e Bashkuara përkeqësohet në Evropë, nën udhëheqjen e Trump, ringjallja e Kinës mund të ketë kosto të larta për Amerikën.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bussiness Insider/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

7 mësime për Evropën!