21.05.2020 - 19:22
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas deklaratës së fortë se mund të ketë marrëveshje pas krahëve mes politikanëve shqiptarë për Refromën në Drejtësi.
Kryeministri Rama komenton te postimi i ambasadores Kim në “Twitter”, ku mbështet shqetësimin e të parës së diplomacisë amerikane për reformën.
Rama shpërndanë thënien e William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”, ndërsa shton se është dakord me ambasadoren Kim për reformën, që është e dhimbshme dhe e ngadaltë, por shumë e rëndësishme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Presim që udhëheqësit shqiptarë të..."
“Po ju vëzhgojmë”! Ambasadorja Yuri Kim takon Ramën, Metën dhe Bashën
Ambasadorja e SHBA flet për lajmet mbi COVID-19
“Ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vite më parë, janë duke…”
Mesazhi i radhës nga Kim