Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.
“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bahskuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe”, deklaroi Basha.
Ai tha se ky është fillimi i vendosjes së drejtësisë popullore për shkatërrimin e teatrit por edhe për shkatërrimin e ekonomisë, edhe për shkatërrimin e mijëra vendeve të punës edhe për shkarkimin e Kushtetutës, ligjeve e drejtësisë na një kryeministër që ka 7 vjet që vetëm vjedh, mashtron e sillet si një kriminel ordiner duke shkelur çdo ligj të vendit, duke shkelur Kushtetutën e vendit.
“Bashkë me opozitën e Bashkuaj jemi të vendosur që t’ia mohojmë Edi Ramës këtë plan dinak dhe diabolik dhe t’i ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljen nga kriza, duke u angazhuar plotësisht në përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore që do t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe i hap rrugë procesit të negociatave dhe futjes së Shqipërisë në BE dhe që të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe janë përfshirë në afera korruptive t’i tremben për arsyen e vetme sepse ky është një proces monitorimi që ka filluar ta nxjerrë zbuluar autorin e varfërimit, shpunësimit, krizës ekonomike që është Edi Rama, i cili duhet të largohet një orë e më parë me votën e lirë dhe të bashkuar të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, theksoi kreu i PD.