MENU
klinika

Humbje kolosale nëse nuk rinis gara

Klubet e Premier League dëmshpërblejnë tifozët

22.05.2020 - 15:37

Teksa të gjithë presin rifillimin e sezonit, dy skuadrat e Premier League angleze, West Ham dhe Crystal Palace, po mendojnë të dëmshpërblejnë tifozët e tyre. Dy klubet e elitës së futbollit britanik kanë konfirmuar se do të kompensojnë tifozët të cilët ishin abonuar për sezonin 2019-2020.

Duke e ditur tashmë që në rast se futbolli në ishull rikthehet, pjesëmarrja e tifozëve në impiante do të jetë thuajse e pamundur, klubet kanë vendosur që kthimi pas i parave të paguara do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për tifozët e tyre.

“E ndajmë zhgënjimin me ata që na mbështesin dhe e bëjnë me pasion. E ndjejmë që do na mbështesin edhe nga shtëpia” – thuhet në komunikatën e klubit të West Ham. Së bashku me Palace, nuk janë klubet e para që e praktikojnë një gjë të tillë. Më parë, rimbursim të tifozëve abonentë e kryen Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

Prej disa ditësh, klubet e Premier League i janë rikthyer stërvitjes me grupe prej 5 futbollistësh. Gjithsesi, ende nuk ka një vendim zyrtar nga Qeveria Britanike që vijon të mbajë në tension skuadrat, shumica e të cilave janë gati për të zbritur në fushë dhe për t’i caktuar aty fatet e sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

Dy datat e mundshme të rinisjes së Premier League