Flota e avionëve të Roman Abramovich është vlerësuar në rreth 500 milionë dollarë, por asnjë nga avionët e tij privatë nuk mund të krahasohet me ‘The Bandit’.
Pasi bleu avionin në 2004, shkruan Daily Mail, oligarku rus e shndërroi Boeing 747-33A ER në një nga avionët më luksozë privatë në botë dhe besohet të ketë vlerë rreth 300 milionë dollarë.
Pronari i klubit futbollistik anglez Chelsea mban “pallatin e tij të personalizuar” në objektin e Aviacionit Harrods në London Stansted Airport, me “The Bandit” që ka një dizajn të shkëlqyeshëm të brendshëm dhe një sistem sigurie.
Përveç dizajnit, “The Bandit” thuhet se është gjithashtu një nga avionët më të sigurt në planet për shkak të sistemit të tij të gjerë të sigurisë.
Abramovich instaloi të njëjtin sistem mbrojtës rakete që është në bordin e AIR FORCE ONE, i njohur gjithashtu si Boeing VC-25, i cili është ‘përgjegjës’ për bartjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sistemi i mbrojtjes anti-balistike besohet të ketë kushtuar rreth 2 milionë dollarë ndërsa ‘The Bandit’ është gjithashtu i pajisur me një sistem sigurie të klasit botëror.