22.05.2020 - 21:36
Ndeshja e parë e javës 27-të në Bundesligën gjermane ka nisur me një goleadë. Derbi i Berlinit mes Hertha-s dhe Union-it ka hapur javën mbrëmjen e sotme, ku spektakli nuk ka munguar.
Ndeshja e zhvilluar në Olympiastadion është fituar 4-0 nga vendasit e Hertha-s, që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni të Bundesliga-s që kanë luajtur të premteve.
Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë. Ibisevic (51’), Lukebakio (52’), Cunha (61’) dhe Boyata (77’) kanë qenë autorët e golave për vendasit. Pra, në harkun e 26 minutave ka përfunduar gjithcka…
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Më 27 dhe 28 maj
Bundesliga, java e 27-të nis me diçka të veçantë
Pozitivja dhe negativja e javës 26
Bundesliga, gola dhe dëmtime me bollëk
Për të balancuar sadopak ligat
Gjermania: UEFA të vë tavan për lojtarët në merkato
Shifrat flasin vetë...