MENU
klinika

Shifrat flasin vetë...

Askush si Flick, vendos rekord me Bayern Munchen

20.05.2020 - 12:25

Bayern Munchen është i pandalshëm nën drejtimin e Hansi Flick dhe për më tepër, i është kthyer futbollit ofensiv që e ka transformuar në një superfuqi në futbollin europian. Ndikimi i trajnerit gjerman është i dukshëm dhe këtë e tregon fakti se ekipi shënon si asnjëherë më parë, siç e vërteton rekordi i ri që ai vendosi këtë javë me fitoren 2-0 ndaj Union Berlin.

Për Flick kjo ishte ndeshja e 16 në Bundesligë dhe gjatë kësaj periudhe, skuadra ka shënuar 50 gola. Askush më parë nuk kishte regjistruar shifra të tilla golash të shënuar në kaq pak ndeshje në historinë e Bundesligës, një rekord i ri të cilit nuk i ishte afruar as Pep Guardiola, që mbahej si shembulli i futbollit ofensiv te bavarezët.

konica sportkonica sport mobile

Një mesatare mbresëlënëse prej më shumë se 3 golash për ndeshje, që sigurisht e rendit Flick ndër trajnerët që aplikojnë futbollin më ofensiv në qarkullim. Një nga vendimet më të rëndësishme që kanë çuar drejt këtij rezultati është padyshim kthimi i Thomas Muller në një lojtar vendimtar për lojën e tij, me gjermanin që shënon dhe jep asiste si rrallëherë më parë.

Ndërkohë, në majën e sulmit mbetet vendimtar Lewandowski, i cili i ka vënë si qëllim vetes që të thyejë rekordin e 40 golave në një edicion në Gjermani, kampionat dhe kupë. Pikërisht nga ecuria e mirë e ekipit në të 3 frontet, bëri që drejtuesit e Bayern Munchen të lidhin një kontratë dyvjeçare me Hansi Flick, që ka mundësi të fitojë gjithçka këtë sezon me gjigantët e Bundesligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN