MENU
klinika

Dyshime për pasurinë dhe ngritjen në detyrë

Kreu i FLO-së në Drejtorinë e Policisë së Shtetit kalon vettingun

23.05.2020 - 08:46

Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Bizhga, e kaloi dje vetingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Pavarësisht se Komisioni konstatoi probleme me pasurinë e tij, duket se justifikimi që vetë Bizhga dha, se i tillë ishte sistemi në atë kohë dhe se bëhej fjalë për kursime nga puna në ndërtim që kishte bërë në Itali, bindi KJV. Sipas KJV, për apartamentin në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 milionë lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën e vetingut.

Mospërputhje u konstatuan edhe për shitjen e një apartamenti në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 milionë lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 milionë lekë. Për këtë mosrakordim, Sokol Bizhga u shpreh se shitja ishte kryer nga miqtë e tij, pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.

Subjekti i vlerësimit nuk justifikon dhe disa paga përgjatë viteve 1993 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka pasur shpërblim, për shkak të plagosjes në krye të detyrës. Për kreun e Forcave Lëvizëse Operacionale, Komisioni vërejti probleme dhe për sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve.

Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014, kur ai u emërua zëvendësdrejtor, pa pasur gradët që parashikon ligji. Sokol Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit.

“Nuk ka të dhëna për veprimtari kriminale, s’ka të dhëna për kontakte me botën e krimit, nuk ka denoncime”, u konstatua nga Komisioni. Ndërsa sa i përket kriterit të aftësive profesionale, veçohet vetëm fakti i gradës, që sipas Komisionin është përfituar jashtë radhe.

“Aftësi për përmbushjen e detyrave ka rreth 7 vite më gradën Drejtues i parë, ka nisur punën në vitin 90 dhe është shkëputur për 13 muaj më reformë, grada Kolonel është përfituar jashtë radhe, por në përputhje me ligjin”, u shpreh Komisioni.

Ditën e djeshme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi se kreu i FLOsë, Sokol Bizhga konfirmohet në detyrë duke kaluar të tria kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!