MENU
klinika

Triologji në UFC?

“Mbyll kapakun e syrit dhe nënshkruaj kontratën”

23.05.2020 - 12:17

Një triologji mund të shohim në artet marciale mikes (UFC). Bëhet fjalë për sfidën e tretë mes Conor McGregor dhe Nate Diaz. Duke qenë se Khabib Nurmagomedov do të duelojë ndaj Justin Gaethje, për të unifikuar titullin kampion në peshën e lehtë, janë rritur shanset që Diaz e McGregor të përballen sërish mes tyre.

Sfidë që mund të zhvillohet në “Ishullin e Dueleve” këtë verë. Pas eventit UFC-249, në rrjetet sociale ata kanë thumbuar njëri-tjetrin në distancë, disa batuta që lënë të mendosh se janë pranë marrëveshjes. Kjo nënkuptohet nga postimi i irlandezit.

“Mbyll kapakun e syrit dhe nënshkruaj kontratën”, – shkruan Conor McGregor. Dy sportistët kanë dueluar dy herë më pas mes tyre, me Diaz që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë. Ndërsa irlandezi triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve në sdën e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN