MENU
klinika

Dueli i UFC-249

Zuri vendin e Khabib, mposht Tony Ferguson

10.05.2020 - 12:20

I pari sport që është rikthyer në SHBA është ai i arteve marciale mikse në UFC. Janë zhvilluar gjthsesj 10 sfida në Florida, por kryesorja ishte ajo e UFC-249 mes Justin Gaethje dhe Tony Fergusonin, që ka përfunduar pas pesë raundeve spektakolare dhe shumë të luftuara, ku fitues u shpall Gaethje.

Gaethje zëvendësoi Khabib Nurmagomedov dhe 31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë sfidën. Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC. Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër, për Tony Ferguson, i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur. Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposht Khabib Nurmagomedov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN