MENU
klinika

Nga lëvizja e bërthamës së Tokës apo nga UFO-t?

Në këtë qytet njerëzit dëgjojnë vazhdimisht zhurma të çuditshme!

25.05.2020 - 16:24

Taosi është një qytet i vogël në Nju-Meksiko, i cili është i njohur për nga zhurmët e frekuencës së ultë, të cilat i dëgjojnë banorët. Shkencëtarët janë duke u marrë me këtë fenomen që nga viti 1997, por deri më tani askush nuk i ka ra në fije kësaj dukurie. Ajo që dihet, është se zhurma dëgjohet në tërë qytezën, ka intensitet të ndryshëm, duke qenë më i zëshëm në ambiente të mbyllura, si dhe është e vërtetë se këtë zhurmë nuk e dëgjojnë të gjithë banorët e qytetit.

Zërin në fjalë e dëgjojnë vetëm rreth 11% të banorëve, gjë që nuk është përqindje e ulët.

Zhurma në fjalë nuk është vetëm irrituese, por shkakton edhe pasoja në veshët e atyre që e dëgjojnë, sikur që janë marramendja, dezorientimi, presioni në veshë, pagjumësia e në disa raste edhe gjakderdhja nga hunda. Një grup shkencëtarësh mendojnë se kjo zhurmë vjen nga vetë Toka, si pasojë e lëvizjes së bërthamës së saj. Por, ka edhe të tillë që mendojnë se zhurma në fjalë vjen nga dimensione të tjera, qoftë nga njerëzit e vdekur, apo edhe nga alienët. Përndryshe, Taosi gjendet afër Rozvelit, ku në vitin 1947 kishte rënë një UFO.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”