MENU
klinika

Ambasada Amerikane fokuson sërish reformën

“Populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara”

26.05.2020 - 11:55

Ambasada e SHBA-ve ka dalë sot me një deklaratë ku sërish në fokus është reforma në drejtësi. Ambasada amerikane deklaron se SHBA-të mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Sipas ambasadës, reforma në drejtësi, kërkesë e popullit shqiptar duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

“?? | Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.

Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaron ambasada e SHBA.