MENU
klinika

Këstet e tatimit mbi fitimin

Denaj: Bizneset me xhiro nën 14 mln lekë nuk do paguajnë

28.05.2020 - 10:50

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka prezantuar disa projektligje lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë pandemisë.

Pagesat e kësteve të tatim fitimit do të shtyhen tha Denaj, teksa sqaroi se bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë do i paguajnë për të njëjtën periudhë vitin tjetër, po ashtu edhe bizneset me mbi 14 milionë lekë do shtyhen deri në tetor, dhe do paguhen në periudhën tetor- dhjetor 2020, kurse të papaguarat në 2021.

Denaj bëri thirrje që parlamenti të miratojë huamarrjen prej 190 milionë eurosh nga FMN e cila do të jetë kredi me interes të ulë dhe do i shërbejë rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

”Po ju parashtroj disa akte normative. Parlamenti ka miratuar shtyrjen paraprake të kësteve të tatim fitimit nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve. 49 mijë biznese. Janë 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e afatit të bilanceve.

Për tatimin mbi të ardhurat, për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguhen për këtë vit këstet. Bizneset mbi 14 milionë lekë do shtyhen për në periudhën e njëjtë të vitit tjetër. Edhe call- centers nuk do paguajnë për këtë vit.

Ky projekt-akt në fazën e dytë të përgatitjes 2021- 2023 dhe në projektbuxhetin e 2021 komfort afateve që parashikon ligji.

Por edhe për huamarrjen nga FMN. Menjëherë pas vlerësimit për një impakt në defiçitin buxhetor prej emergjencës së pandemisë, qeveria negocioi me FMN për aktivizimin e shpejtë të këtij instrumenti. 190 milionë euro do i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike. Do të jetë kredi për 4.5- 5 vite me interes të ulët.

Për të finalizuar më shpejt këtë proces ju ftoj ta miratojmë këtë projektligj.”- tha Denaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

Kush përfiton dhe dokumentet që kërkohen

COVID-19/ Hyn në fuqi paketa e ndihmës për bizneset


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!