MENU
klinika

Shtete që kanë kufizime

Ku mund të shkoni lirshëm për pushimet verore?

28.05.2020 - 11:33

Ndërsa vendet evropiane kanë lehtësuar kufizimet, shumë njerëz në të gjithë kontinentin kanë filluar të pyesin nëse do të jenë në gjendje të udhëtojnë gjatë pushimeve verore. Po ku mund të shkoni lirshëm dhe cilat shtete kanë kufizime?

Ekziston një pamje e përzier në të gjithë Evropën, me kufizime në udhëtimet nëpër zonën Shengen. Pothuajse çdo vend ka rregullat e veta dhe datën tij për rihapjen ndaj turistëve, pavarësisht nëse vijnë nga BE ose nga vende të tjera.

Nëse keni ndërmend të shkoni me pushime në Bashkimin Evropian, dijeni që kufijtë e jashtëm të bllokut do të jenë të mbyllur deri më 15 qershor. Por kjo vlen vetëm për qytetarët jashtë BE-së

Austri

Austria i ka mbyllur kufijtë e saj tokësorë me Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Vjena planifikon të rihapë plotësisht kufirin me Gjermaninë më 15 qershor. Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz tha se ishte optimist se marrëveshje të ngjashme mund të arriheshin me vendet e tjera fqinje gjatë javës. Kushdo që arrin në Austri, për shembull me avion, duhet të paraqesë një certifikatë mjekësore që dëshmon për negativitetin e tij për Covid-19.

Certifikata nuk mund të jetë më e hershme se katër ditë. Qytetarët nga vendet jashtë zonës Shengen nuk lejohen të hyjnë në vend me avion.

Belgjikë

Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit.

Bullgari

Bullgaria do të hapë kufijtë me Serbinë dhe Greqinë nga 1 qershori.

Kroacia

Kroacia ishte një nga vendet e para që mbylli kufijtë e saj. Nga 16 maj ajo lejon hyrjen për qytetarët e BE që kanë një prone apo për arsye biznesi. Vizitorët nga vendet e tjera janë të detyruara të izolohen 14 ditë pas mbërritjes, megjithëse lehtësimet e kufizimeve që do të hyjnë në fuqi më 29 maj do të rihapin kufijtë e vendit për shtetasit e Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë.

Qipro

Duke filluar nga muaji i ardhshëm do të ketë një rikuperim gradual të fluturimeve nga një numër i zgjedhur i vendeve me një shkallë të ulët infeksioni.

Ministri i Transportit Yiannis Karousos tha se fluturimet do të fillojnë në dy faza, në 9 dhe 20 qershor. Grupi i parë përfshin Greqinë, Maltën, Bullgarinë, Norvegjinë, Austrinë, Finlandën, Slloveninë, Izraelin, Danimarkën, Gjermaninë, Sllovakinë, Lituaninë dhe Hungarinë. Grupi i dytë përbëhet nga Zvicra, Polonia, Rumania, Kroacia, Estonia dhe Republika Çeke.Kjo listë përjashton dy tregjet kryesore turistike të vendit, Britania e Madhe dhe Rusia. Nga 9 qershori, pasagjerët që vijnë nga vendet e të dy grupeve duhet të marrin një certifikatë shëndetësore që konfirmon se nuk janë të infektuar nga koronavirusi, të paktën tre ditë para nisjes. Që nga 20 qershori, pasagjerët nga grupi i parë i vendeve nuk do të kenë nevojë për certifikata shëndetësore, por ata nga grupi i dytë do të duhet ende t’i marrin ato.

Greqi

Kufijtë do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët e Gjermanisë, Izraelit, Qipros, Ballkanit dhe Shteteve të Balltikut.

Greqia ka rihapur sezonin turistik dhe kanë nisur udhëtimet e trageteve për në ishuj. Do të hapim turizmin me vendet me të dhëna të ngjashme epidemiologjike me Greqinë, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Nga 1 korriku, kur rifillojnë fluturimet ndërkombëtare, turistët do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi pa u testuar për Covid-19 ose karantinë të detyrueshme, por zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë kontrolle të rastit kur e gjykojnë të nevojshme

Danimarkë

Danimarka i ka kufijtë e mbyllur për udhëtarët e huaj. Që nga 25 maj, njerëzit me qëndrim të përhershëm në një nga pesë vendet nordike (Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia) ose Gjermania mund të kalojnë kufirin nëse kanë marrëdhënie me dikë në Danimarkë, nëse kanë gjyshër ose nëse jam në një udhëtim pune.
Deri më 29 maj qeveria daneze do të rishikojë kontrollet e përkohshme të kufijve.

Finlandë

Kufijtë tokësorë të Finlandës do jenë të mbyllur të paktën deri më 14 qershor.

Francë

Kufijtë mbeten të mbyllur të paktën deri më 15 qershor. Përjashtim bëjnë shtetasit e BE-së, Andorra, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, Zvicra, San Marino dhe Vatikani. Hyrja nuk lejohet për njerëzit nga vendet jo të BE-së.

Gjermani

Udhëtarët duhet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë në Gjermani. Sidoqoftë, kufizimet kufitare janë lehtësuar. Kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën dhe për pasagjerët që vijnë me avion nga Italia dhe Spanja mbeten në fuqi deri më 15 qershor. Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, Lihtenshtajni, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe anëtarët e familjes së tyre, mund të kthehen në vendin e origjinës ose vendbanimin e tyre të zakonshëm në Gjermani ose të arrijnë në vendin për ku udhëtojnë, nëse është e nevojshme, përmes Gjermanisë.

Irlandë

Autoritetet shëndetësore irlandeze aktualisht kërkojnë që çdokush që hyn në Irlandë, me përjashtim të Irlandës Veriore, të qëndrojë në karantinë për 14 ditë pas mbërritjes, përfshirë banorët irlandezë.

Islandë

Rihapja e kufijve Islandeze është planifikuar për 15 qershor.Turistët do të testohen pas mbërritjes. Disa orë më vonë ata do të marrin rezultatin e testin në telefonin e tyre, pasi të shkarkojnë një aplikacion.Autoritetet nuk kanë sqaruar ende procedurat për ata që testojnë pozitivisht.

Itali

Italia planifikon të rihapë kufijtë e saj në 3 qershor për qytetarët e Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, zonës Shengen, Andorra dhe Monako pas mbylljes që hyri në fuqi më 10 mars.

Lituania, Estonia dhe Letonia

Të tre vendet e Balltikut rihapën kufijtë e tyre më 15 maj: vetëm qytetarët dhe banorët e përhershëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë mund të udhëtojnë midis tre vendeve, kufijtë e tyre të jashtëm mbeten të mbyllura. Estonia thotë se nuk do të hapet deri më 15 qershor. Gjendja e jashtëzakonshme e Letonisë pritet të përfundojë në 9 qershor. Lituania gjithashtu lejon që qytetarët polakë të hyjnë për qëllime pune dhe studimi. Karantina e saj aktualisht shtrihet deri më 31 maj.

Holandë

Kufijtë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës së Shengenit.

Poloni

Polonia ka mbyllur kufijtë e saj me disa vende, përfshirë Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Gjermaninë.

Portugali

Lëvizja e punëtorëve dhe e mallrave përtej kufirit tokësor midis Portugalisë dhe Spanjës është e lejuar, por është e mbyllur për turistët të paktën deri më 15 qershor.
Kontrollet kufitare kanë qenë në fuqi që nga 16 marsi.

Britani e Madhe

Kufijtë aktualisht janë të hapur. Që nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ndër ata që janë të përjashtuar nga këto masa janë ata që udhëtojnë nga Irlanda. Si në vendet e tjera, disa profesione janë të përjashtuar nga këto rregulla, siç janë profesionistë të kujdesit shëndetësor që udhëtojnë për të siguruar kujdesin shëndetësor në vend. Pas mbërritjes, ata që duhet të izolohen duhet të japin detajet e udhëtimit dhe kontaktit të tyre. Qeveria thotë se këto masa do të rishikohen çdo tre javë.

Republika Çeke

Kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë janë hapur që nga 26 maj. Që nga 27 maji, vendi ka hapur kufirin me Sllovakinë dhe Hungarinë, por me kufizime. Banorët e vendeve anëtare të BE-së mund të hyjnë për të kryer aktivitete ekonomike, të vizitojnë familjet e tyre ose të studiojnë në universitet. Në hyrje të gjithë do të duhet të bëjnë një provë për të provuar negativitetin në Covid-19.

Rumani

Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë. Shumë vendkalime kufitare mbeten të mbyllura.

Sllovakia

Kufiri Sllovak do të jetë i hapur për Hungarinë dhe Republikën Çeke nga e Mërkura (27 maj), por me disa kufizime. Nuk kërkohet karantinë nëse qëndrimi është më i shkurtër se 48 orë.

Sllovenia

Më 15 maj Sllovenia rihapi kufijtë e saj për qytetarët e BE-së. Kryeministri Janez Jansa thotë se vendi ka “situatën më të mirë klinike në Evropë”.

Spanjë

Kufijtë do të rihapen për turistët në 1 korrik. Aktualisht vetëm shtetas spanjollë, banorë të Spanjës (të cilët duhet të dëshmojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm), punonjës ndërkufitar, profesionistë të kujdesit shëndetësor lejohet të hyjë në portet dhe aeroportet spanjolle.

Suedi

Suedia ka prezantuar kufizime kufitare, por vetëm për udhëtime jo thelbësore nga vendet jashtë BE. Ky kufizim hyri në fuqi më 19 mars dhe zgjatet deri më 15 qershor.

Zvicra

Zvicra, e cila vendosi kontrollet kufitare në 13 mars, do të rihapë kufijtë e saj me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën në 15 qershor nëse situata e lejon. Të gjitha kufizimet e udhëtimit në kufirin me Italinë do të mbahen deri në njoftimin e mëtejshëm. Hyrja u mohohet të gjithë të huajve që dëshirojnë të hyjnë në Zvicër dhe që nuk kanë një qëndrim të vlefshëm ose leje pune. Autoritetet zvicerane nuk kanë vendosur masa karantine për njerëzit që hyjnë në vend. Sidoqoftë, ata duhet të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancës sociale.

Hungari

Kufijtë janë të hapur me Rumaninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, megjithëse me kufizime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

"Çdo ditë mund të vdesin mbi 300 mijë njerëz"

Alarmi i ekspertëve mbi ekonominë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin