MENU
klinika

"Teatri i ri do të jetë obelisk i kulturës shqiptare"

Veliaj kërkoi 30 mln euro, Ahmetaj: Do t’i nxjerrim nga dheu…

28.05.2020 - 15:44

Nga dheu do i nxjerrë qeveria paratë për Teatrin e ri Kombëtar. Kështu deklaroi sot Ministri për Rindërtimin dhe njëherazi ministri përgjegjës për situatën ekonomike, gjatë kësaj periudhe të vështirë të koronavirusit Arben Ahmetaj i cili ka folur edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar në News24.

Referuar letrës së kryebashkiaku të Tiranës për 30 mln euro për Teatrin, Ahmetaj deklaroi:


“Teatri i ri do jetë obelisk i kulturës shqiptare dhe i ndërthurur me kulturën ndërkombëtare moderne. Siç shumë kujt nuk i ka ardhur mirë kur paratë i kemi nxjerrë nga dheu, do t’i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi. Bota financiare funksionon me kredi, me të ardhurat e veta, me financim”, deklaroi Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Citon thëniet e aktorëve: Të gjithë të lënduarve….

“Mos më kryqëzoni”- Rama në interpelancë për shembjen e Teatrit Kombëtar