MENU
klinika

Ministeriali

Xhafa-Kickl: E ardhmja me plane të përbashkëta

04.10.2018 - 20:25

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka takuar ditën e sotme homologun austriak Herbert Kickl.

Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Ministerialit, mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, i cili mbahet sot e nesër në Tiranë.

Dy Ministrat e Brendshëm u ri-takuan vetëm pak javë pas vizitës së z.Xhafaj në Vjenë, teksa Austria, në cilësinë e vendit kryesues të radhës në Bashkimin Evropian, është promotori kryesor i Ministerialit që mbahet në kryeqytetin shqiptar.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Bashkëbiseduesit konfirmuan frymën e thellë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë, në fushën e sigurisë dhe luftës ndaj fenomeneve kriminale.

Zyrtarët e lartë ranë dakord se koordinimi mes agjencive ligj zbatuese të të dy vendeve ka dhënë rezultate shumë të kënaqshme.

Ministri i Brendshëm austriak e cilësoi Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe shprehu gatishmërinë për një plan pune të përbashkët mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Sipas tyre, ky ndërveprim duhet zgjeruar në kontekstin më të gjerë bashkërendues mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ndaj mbetet e rëndësishme, siç theksoi Ministri Kickl, që marrëveshjet e arritura mes vendeve të vihen në zbatim.

Nisur nga kjo premisë, Ministri Xhafaj përmendi angazhimin shqiptar për ngritjen e një Qendre Rajonale të Koordinimit Policor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, projekt i cili ka marrë mbështetjen zyrtare të Komisionit Evropian përmes Komisionerit Avramopulos.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Më tej, diskutimi u ndal në hapat e ndërmarra nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit një vit pas shpalljes së prioriteteve kyç të Qeverisë shqiptare në fushën e rendit dhe sigurisë.

Ministri austriak përgëzoi kolegun shqiptar për punën që Policia shqiptare po bën në lidhje me problematikën e flukseve migratore që vijnë nga Lindja e Mesme.

Ai e konsideroi kontributin shqiptar në këtë fushë si vendimtar, duke shprehur mirënjohjen e vendit të tij dhe gjithë BE-së për Tiranën.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Nga ana e vet, z.Xhafaj u shpreh se përpjekjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim kanë qenë të mëdha. “Këtë vit kemi përballur një fluks plot pesë herë më të madh se ai i vitit që shkoi, por sërish kemi ngelur pa mbështetje”, tha Ministri.

Xhafaj vlerësoi marrëveshjen që Shqipëria ka arritur me FRONTEX-in.

“Megjithatë, ne synojmë shumë drejt përmirësimit të kapaciteteve tona vetjake, e ndihmën do ta çmonim shumë nëse do të shkonte në dobi të rritjes së tyre.

Nuk janë njerëzit që na mungojnë, as dëshira e mirë, por logjistika dhe teknologjia”.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Në këtë pikë, homologu i tij austriak u shpreh për domosdoshmërinë e një projekti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke nxitur që ai të përgatitet sa më shpejt.

Ditën e premte, ministrat Xhafaj dhe Kickl do të kryesojnë mbledhjen e përbashkët të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, pas të cilit do të zhvillojnë dhe një konferencë për shtyp me Komisionerin e BE-së për Migracionin dhe Kufirin, z.Dimitris Avramopoulos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëpunim me partnerët e FRONTEX

Ministeriali në Shqipëri/ Firmosen 3 marrëveshje