Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari e cila e ka zhvendosur jetën e saj në Spanjë në krah të partnerit të saj që ka preferuar ta mbajë ende misterioz, ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj. Si erdhi shtatzania, që për Oltën ishte e planifikuar dhe njohja me babain e fëmijës së saj të parë, për të cilin nuk preferon të japë shumë detaje si u njohën.
“Nuk besoja kurrë te këto lidhjet në distancë, prandaj unë ika e erdha shumë herë, por dikush nga ne duhet të këmbëngulte dhe…këmbënguli ai më shumë”, tha Olta në një intervistë në Instagram me revistën Story.
Martesë në distancë?
Jo jo, ku rrimë dot ashtu ne.
Cfarë dashurie është kjo e juaja?
Është shumë e madhe, (qesh)
Ku u njohe me partnerin tënd?
E bukura e njohjes sonë është që jemi njohur për Krishtlindje dhe kaq (qesh)
Për t’u puthur për herë të parë për Krishtlindje?
Jo jo, yyyy, se unë ika erdha ika erdha shumë herë dhe pastaj u puthëm…..Nëse do bëj dasmë do jetë patjetër buzë detit.
Sipas Oltës, shtatzania “ishte e planifikuar madje unë di edhe kur është zënë, faleminderit Zotit erdhi në mënyrë të menjëhershme pa strese e pa probleme. Sa muajshe jam do e zbuloj pak më vonë në llogarinë time në Instagram”.
Kur tregoi trupin dhe barkun e rrumbullakosur Olta bëri edhe një batutë për vithet, tek të cilat duken qartë kilogramët e marra gjatë shtatzanisë.
“Me thënë të drejtën kam vënë më shumë këtej se sa këtej. Më kanë dalë pak jashtë kontrollit“.
“Si fillim bebin do e bëj këtu, gjë që e kisha planifikuar që para karantinës. Pastaj do kthehem. Nuk e përjetova aq keq karantinën sa e prisja se dhe shtatzania më dha përtaci, pata nerva të rrija më shumë në divan, se unë jam natyrë që më kap ankthi kur ikën koha kot por këtë periudhë kam qenë shumë e qetë, dal shëtitje në breg të detit tani që është hapur, shohim filma, vijmë në fshat takohemi me të afërm e miq”, rrëfeu ndër të tjera Olta.
Pyete pak sa para ka në llogari
Nuk ma tregon, as unë nuk ja tregoj (qesh) Në fillimet tona paguanim të dy edhe unë shumë shpesh edhe ai, kurse tani iku ai muhabet (qesh).