MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Aleanca SHBA-Japoni në rrezik…

05.10.2018 - 09:44

Ankesat e Japonisë në lidhje me orientimin e Amerikës së Parë dhe politikat proteksioniste të Donald Trump nuk janë të habitshme. Kur kapacitetet mbrojtëse të dy aleatëve nuk janë në peshë të barabartë, vendi që është më i varur nga tjetri, natyrisht shqetësohet më shumë për partneritetin.

Çështja kyçe strategjike në Azinë Lindore është rritja e fuqisë kineze. Disa analistë besojnë se Kina do të kërkojë një formë hegjemonie në Azinë Lindore që do të çojë në konflikt.

Tani Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur një luftë tregtare me Kinën dhe negociatat me Japoninë që synojnë suficitin tregtar të Japonisë me Shtetet e Bashkuara.

Pas njoftimit të fundit fundit për bisedime dypalëshe dhe kërcënimeve të Trump për tarifa kundër Japonisë, kritikët shqetësohen se Trump mund ta shtyjë Japoninë më pranë Kinës, presidenti i të cilit, Xi Jinping, ka planifikuar të mbajë një samit me Kryeministrin Shinzo Abe më vonë këtë muaj.

Bilanci i fuqisë midis Japonisë dhe Kinës ka ndryshuar dukshëm në dekadat e fundit.

Është e vështirë të kujtojmë se pak më shumë se dy dekada më parë, shumë amerikanë kishin frikë se do të “mposhteshin” nga Japonia, jo nga Kina.

Të gjithë parashikonin se Paqësori do të të udhëhiqej nga Japonia dhe madje amerikanët parashikonin një luftë me Japoninë. Në vend të kësaj, gjatë administratës së presidentit Bill Clinton, SHBA riafirmuan aleancën e sigurisë me Japoninë në të njëjtën kohë kur mbështeti pranimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në fillim të viteve 1990, shumë vëzhgues besonin se aleanca SHBA-Japoni do të ishte si një Luftë e Ftohtë. Tensionet, për sa i përket tregtisë ishin të larta. Pas një procesi dyvjeçar negociatash, Klinton dhe pastaj kryeministri Ryutaro Hashimoto bënë ​​një deklaratë në vitin 1996 që shpalli aleancën si shtyllë e stabilitetit për Azinë Lindore pas Luftës së Ftohtë.

Gjatë viteve, disa japonezë kanë argumentuar se Japonia duhet të bëhet një vend “normal” me një kapacitet më të plotë të aftësive ushtarake. Disa ekspertë madje kanë sugjeruar që Japonia të heqë dorë nga parimet e saj “anti-bërthamore” dhe të zhvillojë armë bërthamore. Por masa të tilla do të sillnin më shumë probleme sesa do të zgjidhnin.

Edhe në qoftë se Japonia ndërmerr hapa për t’u bërë një vend “normal” (çfarëdolloj termi që mund të nënkuptojë), ende nuk do të ishte e barabartë me fuqinë e SHBA-së apo Kinës.

Sot, Japonia ka një sërë shqetësimesh lidhur me Amerikën. Politikat orientuese dhe proteksioniste të Trump-it “America First” përbëjnë një rrezik të ri për aleancën. Tërheqja e Trump nga Partneriteti Trans-Paqësor ishte një goditje për Japoninë.

Abe ka vepruar me shkathtësi në egon e Trump për të shmangur konfliktet, megjithatë vendosja e tarifave për çelikun dhe aluminin e befasoi Abe dhe ka sjellë shqetësime në Japoni.

Disa analistë pyesin veten nëse veprimet e Trump do ta detyrojnë Japoninë që të afrohet më tepër me Kinën. Mundësitë e tilla mbeten të kufizuara, duke pasur parasysh shqetësimet japoneze rreth dominimit kinez. Aleanca amerikane mbetet opsioni më i mirë, vetëm nëse Trump nuk e tepron…

Deri më tani, aleanca mbetet shumë e fortë. Nëse SHBA dhe Japonia mbajnë aleancën e tyre, ata mund ta formësojnë ambientin me të cilin Kina përballet dhe mund të ndikojnë në fuqinë e saj në rritje. Por kjo do të varet nga fakti nëse administrata Trump vazhdon të mbajë “gjallë” aleancën SHBA-Japoni.

Joseph S. Nye. Jr, është profesor në Universitetin e Harvardit dhe autori i librit “Ka mbaruar Shekulli Amerikan?”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti për ishujt Kuril

Japonia refuzon paqen me Rusinë