MENU
klinika

Më shumë se PBB e Shqipërisë

Shqiptarët, 12 mld euro kontribut në Itali

05.10.2018 - 09:33

250 mijë emigrantët e rregullt shqiptarë në Itali kontribuojnë me mbi 12 miliardë euro në ekonominë e vendit fqinj. Kjo do të thotë se, shqiptarët kontribuojnë në ekonominë italiane me një shumë sa 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

12 miliardë eurot i referohen vetëm kontributeve për sigurimet shoqërore dhe tatimit mbi të ardhurat. Një impakt në rreth 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vetëm nga taksat që aplikohen mbi pagën, është një normë relativisht e lartë, për një vend që prej vitesh vuan një rritje ekonomike nën 1%.

Shifra rezulton pak më e lartë se i gjithë Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë dhe ilustron mjaft mirë, jo vetëm potencialin e humbur, por edhe forcën reale të emigrantëve në Shqipëri, për shkak të remitancave, por edhe turizmit, duke qenë se emigrantët përbëjnë bazën e turistëve, që vizitojnë vendin tonë gjatë pushimeve verore, por edhe atyre dimërore.

Të dhënat e fundit tregojnë se, në Itali ka mbi 31 mijë sipërmarrës shqiptarë. Kjo shifër i referohet vetëm atyre që rezultojnë juridikisht si të huaj dhe jo shqiptarëve të cilët janë bërë shtetas italianë. Të dhënat tregojnë se shqiptarët zënë 6.1% të totalit të sipërmarrësve të huaj në vend dhe se janë të pestët në listë, pas shtetasve nga Maroku, Kina, Rumania dhe Zvicra.

Në Itali, një ndërmarrje nga dhjetë drejtohet nga një i huaj. Pjesa dërrmuese e të huajve sipërmarrës në Itali operojnë në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Shqiptarët, ndërkohë, paçka se janë grupimi i dytë më i madh i të huajve në vend, me rreth gjysmë milion, janë në vend të katërt kur bëhet fjalë për sipërmarrës të huaj. Me një llogari të shkurtër dhe të përafërt, shifra prej 31 mijë ndërmarrjesh të ndërtuara nga shqiptarë, po të marrim parasysh faktin se, një familje mund të mbahet nga një biznes, tregon se, janë rreth 100 mijë shqiptarë në Itali që jetojnë me një biznes privat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!