MENU
klinika

Deklarata

Komisioneri i BE: Nëse emigracioni rritet mbi 50%, rikthejmë vizat

05.10.2018 - 11:31

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos është pyetur nga gazetarët për mundësinë e rikthimit të vizave me Shqipërinë, gjatë fjalës së tij në ministerialin e BE për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.

Avramopoulos tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave nëse emigracioni është mbi 50% dhe ka një refuzim për t’u rikthyer në vendlindje.

“Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund tju them se ne po monitorojmë situatën dhe është monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm.

Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi. Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cenim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se makanizmit të pezullimit të vizave. Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”- tha komisionieri i BE.