Pas protestave dhe tubimeve të ditëve të fundit në SHBA, Banksy është shfaqur me një mural të ri.
“Njerëzit me ngjyrë, po dështojnë”, – ka shkruar artisti i njohur anonim, duke aluduar në vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.
Banksy ka shfaqur mbështetjen e tij kundër vrasjeve raciste në SHBA, me thirrjen “Jetët e zezakëve vlejnë”.
Murali shfaq skenën e një vigjiljeje, ku qiriu djeg flamurin amerikan.
Më pas, artisti që mbetet gjithnjë anonim, ka publikuar muralin e realizuar edhe në rrjetin social Instagram, duke shkruar; “Fillimisht, mendova që duhet ta mbyll gojën dhe t’ua lë zezakëve, të merren me këtë çështje. Por, pse ta bëj këtë? Nuk është problemi i tyre, është problemi im”.
Më pas, duke kritikuar “sistemin e të bardhëve”, ai ka thënë, se “ky është një problem i të bardhëve dhe këtë, duhet ta zgjidhin ta vetë”.