MENU
klinika

Mjeku epidemiolog nxjerr studimin e huaj dhe jep dy lajme të mira

“Kina gënjeu për kurbën e koronavirusit, ja harku kohor i virusit. Tani, forca e tij…”

08.06.2020 - 09:48

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka lajmëruar në rrjetin social “Facebook” dy lajme të mira në lidhje me ecurinë e koronavirusit.

Teksa ka postuar një studim teknik nga University College London, ai shkruan se “Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndërmjet datës 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019”.

Referuar këtij harku kohor, mjeku thekson se “kjo është shumë e rëndësishme, sepse zbulon qartë se Kina gënjeu dhe tregoi kurba të shtrembëruara të epidemisë”. Mjeku shprehet se kjo tregon se Kina gënjeu, duke treguar kurba të shtrembëruara të pandemisë.

Sipas mjekut, “Mbi gënjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 super-modelet e projeksioneve, më i famshmi Ferguson et al., të cilat detyruan të gjithë shtetet të zbatonin lockdoun-et dhe bllokimin e lëvizjeve”.

Lajmi i dytë i mirë që jep mjeku është se virusi ka ardhur duke u zbutur tashmë. “Tani mund ta themi me plot gojën që virusi është shumë më i butë se më parë dhe mund ta themi të bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme”- shkruan mjeku.

Postimi i plotë i mjekut Ilir Alimehmeti:

Dy lajme shume te mira miqte e mi!

Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:

1. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.

Pse eshte e rendesishme?

Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.

Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdoën-et dhe bllokimin e levizjeve.

Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme.

Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre.

Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”.

2. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur.

Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.

Forza miqte e mi!

Natyra dhe imuniteti njerezor ka qene gjithnje me e forte se masat shteterore!

Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekesise, UMT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

A duhet të bëjë teste për COVID-19 privati?

A ka vlerë testi i gjakut për koronavirusin?

Shkencëtari francez i bindur

Covid-19 vetëm një virus i radhës


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!