MENU
klinika

Detajet e eurobondit

Ekspertët: Rrezik borxhi në rritje, vendimtare mënyra si përdoret

10.06.2020 - 12:29

Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare me eurobondin 650 milionë euro, me një normë interesi në 3.62%. Eurobondi i kaluar, ai i vitit 2018, prej 500 milionë eurosh kishte një normë interesi relativisht më të ulët, në 3.55%. Sipas të dhënave që ofron platforma reuters, ky borxh nuk është emetuar akoma, dhe kjo gjë do të ndodhë sipas planifikimit më 16 qershor.

Eurobondi ndërkohë është i listuar për momentin vetëm në Irish Stock Exchange, pra bursën Irlandeze. Maturimi është 7-vjeçar dhe pritet të skadojë më 16 qershor të vitit 2027. Sa i përket nënshrkuesve të borxhit, ata rezultojnë të jenë: Citigroup, JP Morgan, Raiffeisen International dhe Banca e Investimeve Sanpaolo (IMI SPA).

Nënshkruesit e borxhit janë institucionet financiare të cilët marrin përsipër të blejnë borxhin e pashitur për ta rishitur më pas.

Në një intervistë, ekspertët e ekonomisë, Adrian Civici dhe Selami Xhepa, shprehen se kushtet e borxhit të ri janë të favorshme në situatën që ndodhet vendi dhe tregjet financiare dhe se kjo ishte një lëvizje e detyruar e qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë, pas dy goditjeve të njëpasnjëshme. Por ndërsa analizojnë efektet, ekspertët shprehen se rrezik është borxhi në rritje, përtej çdo lloj parashikimi.

Nga ana tjetër ekspertët shprehen se duke qenë se 400 milionë euro do të përdoren për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse ky borxh menaxhohet me sukses dhe shkon atje ku janë nevojat më të mëdha, do të ketë efekte pozitive në ekonomi.

Kjo është shuma më e lartë e borxhit që qeveria ka marrë në tregjet ndërkombëtare, ku 250 milionë euro pritet të shkojnë për rifinancimin e bondit të vjetër. Në vitin 2018, qeveria arriti të sigurojë një hua prej 500 milionë euro./ Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyet pse ishte sukses

Eurobondi i tretë si provë pjekurie

Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin