MENU
klinika

Një fitore 17-0

Spektakël në futbollin e femrave, 43 gola në 5 ndeshje

10.06.2020 - 17:06

Janë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit për Femra në futboll. Në pesë takimet e zhvilluara spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila.

Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën, ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin. Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0. Në takimin më të rëndësishëm të kësaj jave, Vllaznia triumfoi ndaj AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh, pra me pikë të plota.

Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull. Kujtojmë se kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit për Femra që u luajt pas rifillimit të kampionatit. Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar (datë 6 qershor) ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

KAMPIONATI I FEMRAVE / JAVA 11

Apolonia – Maliqi                 17 – 0 

KF Teuta – Bilisht Sport       1 – 0 

Tirana AS – Juban Danja     4 – 1

Kinostudio – Dajti                11 – 1

Vllaznia – AAS                       7 – 1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN