MENU
klinika

Kërkohen maska doreza...

Nënshkruhet dekreti, M.e Veriut përgatit zgjedhjet e parakohshme

11.06.2020 - 07:36

Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhjet e parakohshme në kohë pandemie. Një dekret i nënshkruar ditën e djeshme përcakton se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive duhe t të marrin masa për të pajisur me maska dhe doreza anëtarët e organeve zgjedhore.

Po ashtu dekreti vendos në lëvizje organet zgjedhore për personat dhe të dhënat e tyre.

“Dekreti përcakton që KSHZ të dhënat për këta persona t’i shënojë në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare. Konform dekretit, Gjykatat themelore dhe Zyra për librat amë, në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, janë të obliguar të dorëzojnë deri te KSHZ të dhënat për qytetarët, përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore”, theksojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti, KSHZ dhe Enti i Statistikave obligohen të vazhdojnë aktivitetet për azhurnimin e listës zgjedhore të ndërprerë më 21 mars 2020, në përputhje me këtë Dekret dhe Kodin Zgjedhor.

“Me këtë dekret, Ministria e Shëndetësisë obligohet sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, për nevojat e zgjedhjeve dhe pas marrjes së të dhënave nga KSHZ, të sigurojë maska mbrojtëse, doreza dhe pajisje të tjera të nevojshme mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve të zgjedhjeve dhe mjete dezinfektuese për secilin vendvotim”, informojnë nga Qeveria.