MENU
klinika

Do vazhdojë FED të mbështesë ekonominë amerikane?

BBC/ Paralajmëron FED: SHBA ka rrugë të gjatë para

11.06.2020 - 12:00

Kreu i bankës qendrore të Amerikës është zotuar të vazhdojë mbështetjen për ekonominë amerikane për “për aq kohë sa duhet”.

Duke paralajmëruar se SHBA do përballet me një “rrugë të gjatë” për rikuperimin, Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell tha se banka do të mbajë normat e interesit afër zero për të ardhmen e parashikueshme.

Një parashikim i politikëbërjes i lëshuar nga Fed tregoi që normat do mbeten të ulëta deri në fund të vitit 2022.

“Kjo do të zgjasë ca kohë,” tha Z. Powell. Në dhjetor, politikëbërësit e Fed thanë se ata prisnin që ekonomia amerikane të rritet rreth 2% këtë vit dhe shkalla e papunësisë të mbetet rreth 3.5%.

Por pandemia ka rishkruar në mënyrë dramatike atë pamje, duke shkaktuar humbjen e më shumë se 20 milion vendeve të punës në Mars dhe Prill, vetëm në SHBA.

OECD të mërkurën tha që pandemia kishte shkaktuar recesionin më të rëndë në një shekull dhe paralajmëroi se ekonomia globale mund të kontraktonte 7.6% këtë vit, nëse godet një shpërthim të dytë.

Parashikimet e publikuara nga Fed të Mërkurën tregojnë se politikëbërësit presin që ekonomia amerikane të zvogëlohet 6.5% këtë vit dhe shkalla e papunësisë të jetë 9.3%, para se të binte në 6.5% në 2021. Kjo do të ishte një rritje e madhe nga niveli 3.5% i regjistruar në shkurt.

‘Veprim agresiv’
Rezerva Federale ka pompuar triliona dollarë në sistemin financiar, duke blerë Thesaret e SHBA dhe asete të tjera për të inkurajuar bankat të mbajnë hua dhe të parandalojnë një kolaps tregu.

Ajo gjithashtu është inkuadruar me programe të reja për t’u dhënë hua firmave të vogla dhe të mesme dhe për të blerë borxhet e korporatave dhe komunave.

Aksioni i shpejtë ka fituar lavdërime të gjera në Uashington. Në një intervistë për gjendjen pandemike të Mërkurën, Senatori Republikan, John Kennedy, e quajti Z. Powell një “yll rrok”.

Analistët vlerësojnë reagimin agresiv të Fed-it për të ndihmuar në drejtimin e një mitingu në tregjet financiare, të cilat janë zmbrapsur ashpër nga rënia e tyre. Z. Powell të mërkurën tha se kushtet financiare ishin përmirësuar, falë përpjekjeve të Fed për të mbajtur tregjet nga ngrirjet.

Ai mbrojti planin e bankës për të vazhduar blerjet e pasurive në nivelet aktuale, pavarësisht kritikave se lëvizje të tilla ndihmojnë kryesisht investitorët e pasur.

Askush nuk pret që normat të rriten këtë vit ose vitin tjetër. Të paktë janë ata që mendojnë se do të ketë ngritje të një pike të plotë në 2022. Por shumica mendojnë se nuk do të ndodhë.

Një parashikim optimist mendon se këtë vit do të shohim një tkurrje prej 4.2%. Dikush pret një shifër goxha të turpshme prej 10%.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga BBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”