Komisioneri i buxhetit të BE-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare të vendosin taksa të reja, përfshirë një taksë vjetore për 70,000 ndërmarrje të mëdha për të hyrë në tregun e vetëm, si pjesë e një pakete masash për të ndihmuar në financimin e rimëkëmbjes së bllokut.
Johannes Hahn i tha Financial Times se nuk kishte asnjë alternativë praktike përveç që t’i jepte Komisionit Europian burime të reja të të ardhurave direkte ose “burime të saj” për të shërbyer borxhin që do të merrte nën planin e rimëkëmbjes shifrën prej 750 miliardë euro të zbuluar javën e kaluar. Këto mund të përfshijnë një taksë vjetore prej 10 miliardë eurosh që Z. Hahn tha se do të prekte 70,000 ndërmarrje në Europë me qarkullim global që tejkalon 750 milion euro.
“Ajo që ne synojmë është që deri në fund të vitit 2027 ne do të kemi një rrjedhë funksionuese, të qëndrueshme të burimeve të reja në buxhetin tonë,” tha komisioneri në një intervistë, duke shtuar se ai në fund të fundit po synonte 15 – 20 miliardë euro në vit.
Propozimet do ta bëjnë buxhetin e BE-së më pak të varur nga kontributet kombëtare që përbëjnë pjesën dërrmuese të të ardhurave të bllokut. Por planet do të përballeshin me pengesa të mëdha politike; Shtetet tradicionale të BE-së kanë qenë shumë të kujdesshme për krijimin e burimeve të reja mbi burimet ekzistuese, siç janë detyrimet doganore.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, javën e kaluar bëri thirrje për burime të reja si pjesë e planeve për fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, të cilin ajo shpreson që vendet anëtare ta kenë parësore përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj krizës.
Taksa e ndërmarrjeve të mëdha, e cila është në një fazë shumë të hershme të diskutimit në komision, do të marrë formën e një pagese vjetore të përgjithshme për përdorimin e tregut të vetëm. Shkalla e kësaj “pagese të hyrjes” do të ndryshonte në varësi të madhësisë së kompanisë, tha z. Hahn, duke shtuar se ndërmarrjet e mëdha mund të ndahen në dy ose tre kategori.
Hahn insistoi që propozimet e reja të taksave “nuk synojnë tatimpaguesit individualë, por nga ana tjetër përshtaten në mënyrë të përkryer në prioritetet tona politike” siç janë adresimi i ndryshimit të klimës.