MENU
klinika

Urimi i kunatës për ditëlindje

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ i bën urimin special Ledion Liços

14.06.2020 - 08:43

Në ditën e përvjetorit të lidhjes së dashurisë me Sara Hoxhën, Ledion Liço feston gjithashtu ditëlindjen e tij.

E para që e ka uruar publikisht në rrjete sociale ka qenë kunata e tij, Lori Hoxha.

Kjo e fundit ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie tepër të veçantë me Ledionin dhe bashkë ndajnë momente “të çmendura”.

Njërin prej tyre, Lori zgjodhi ta ndajë me ndjekësit në Instagram, për t’i bërë urimin special të ditëlindjes burrit të motrës së saj.

Trashëgimtarja e “Top Channel” shfaqet me Ledionin në një festë, teksa kanë kapur duart së bashku dhe rrotullohen me shpejtësi duke qeshur.

“Ditëlindjen më të gëzuar Ledion Liços, energjia jote është e pashoqe.”- janë fjalët e saj krahas videos së tyre.

Me rastin e përvjetorit, Sara Hoxha tregoi gjithashtu sa kreativ ishte bërë bashkëshorti, duke i bërë dhuratën perfekte që e gëzoi pamasë.