MENU
klinika

Akuza qeverisë

Basha: Qeveria oligarke dyfishoi bizneset e falimentuara

06.10.2018 - 10:31

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes rrjetit të tij social, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset. Në një video-montazh, Basha tregon se është dyfishuar numri i bizneseve të mbyllura.

Sipas asaj që shkruan kryeopozitari, gjithçka ndodh për shkak se vëmendja e Edi Ramës është te krimi dhe oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të pasqyruara në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1.978 biznese, nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”, thuhet më tej në videon që ilustron me grafikë edhe periudhat 9-mujore 2017-2018.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon, sipas kreut të PD-së, se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar.

Nga 6.969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, për 9 muaj të këtij viti rezultojnë të mbyllura 11.292 biznese. Kreu i opozitës jep mesazhin se, sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën