MENU
klinika

BE duhet ta kuptojë këtë!

Britania s’do të mbetet satelit i Brukselit!

16.06.2020 - 12:39

Marrëdhëniet e Britanisë pas Brexitit me BE-në po arrijnë një pikë kritike.

Boris Johnson dje mbajti një video “samit” me Ursula von der Leyen, kryetaren e Komisionit.

Kryeministri përsëriti se nuk ka perspektivë të një kërkese nga Mbretëria e Bashkuar për një zgjatje të periudhës së tranzicionit përtej fundit të këtij viti për të lënë bisedimet të vazhdojnë.

Por çështja kryesore është nëse të dyja palët janë të afta të bëjnë një marrëveshje, e lëre më deri më 31 dhjetor.

Pala e BE-së ende e sheh Mbretërinë e Bashkuar si një anëtare që duhet të mbetet e varur nga shumë ligje dhe rregullore të saj. Kjo do të kërkojë negociata të kujdesshme.

Johnson shpreson por koha po mbaron.

Të dy palët duan një marrëveshje tregtare.

Nuk do t’i përshtatet Johnson të mos arrijë një pasi që ai tha se do të ishte e drejtpërdrejtë. Nuk do t’i përshtatet BE-së as duke pasur parasysh rëndësinë ekonomike të tregut në Mbretërinë e Bashkuar për ekonomitë që përpiqen të shërohen nga kriza pandemike.

EU-UK trade talks to resume on June 15th - EU Today

Por BE-ja duhet të kuptojë që Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ketë kaluar traumat e viteve të fundit dhe nuk mund të mbetet një komb satelit dhe jo si i pavarur, vend sovran.

Qëllimi tani është të arrihet një marrëveshje reciprokisht e dobishme që do të sigurojë marrëdhënie të mira në vitet në vazhdim. Ky është një çmim për të cilin ia vlen të përpiqemi, tani më shumë se kurrë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Telegraph UK/ konica.al