Ka shumë gjëra jo fort të këndshme në trupin tonë dhe një prej tyre janë edhe pikat e zeta ne fytyrë. Sa herë që mendon se ato janë zhdukur, ato kthehen më shumë, sikur ta bëjnë për inat.
E di që jeni duke pyetur se si t’i heqim qafe, ndaj ne menduam të bëjmë një përmbledhje të disa këshillave dhe truket që do t’ju ndihmojnë për largimin e këtyrë pikave. Gjëja e parë që duhet të mbani mend është që të mos shqetësoheni për to, në fund të fundit,gjithkush i ka ata, dhe askush nuk i vë re përveçse ju vet.
Çfarë i shkakton pikat e zeza në trup?
Një pike e zezë është një pore që ‘bllokohet’ nga yndyra e fytyrës ose nga qelizat e vdekura të lëkurës. Kjo bllokon poret dhe parandalon gjëndrrën që të sekretojë mbeturinat, e cila më pas bën që material i mbledhur nën lëkurë, të shtyhet drejt sipërfaqes. Kjo pastaj oksidizon duke shkaktuar që lënda e mbledhur në pore, të bëhet e zezë-Dhe ja pra ku u formua një prej tyre.
Por ndonjëherë, ajo që duket si një pike e zezë është, në të vërtetë, një qime apo fije e hollë dhjamore, e cila është një kombinim i qelizave të sebumit dhe lëkurës. Pra, kini kujdes, sepse ajo akne,që ju jeni përpjekur të ‘ngacmoni’ mund të jetë thjesht një qime . Kjo është arsyeja pse ju duhet të shmangni ngacmimin e tyre. E vetmja gjë që duhet të bëni është të lyeni lëkurën tuaj me një krem hidratant.
Si të shpëtoj prej tyre?
1. Përdorni ujin e oksigjenuar: Uji i oksigjenuar duhet të jetë arma juaj e fshehtë kur bëhet fjalë për heqjen e njollave të zeza. Është super efektive pasi është në gjendje të depërtojë thellë në lëkurë, duke shkrirë lëndën e mbledhur brenda poreve. Përdorni ujë të oksigjenuar të thjeshtë pasi është mahnitës për hapjen e poreve dhe heqjen e papastërtive, edhe sigurohuni që ta përdorni vetëm dy herë në javë (max) pasi është tepër i fuqishëm. Ju gjithashtu mund ta aplikoni atë vetëm në zonat që janë më të prirura ndaj këtyre papastërtive, si hunda, faqet dhe balli juaj.
2.Retinol: Shumë nga specialistët më të mirë të lëkurës kanë sugjeruar përdorimin e retinolit pas të 20-ve tuaja. Nëse nuk jeni të njohur me retinolin, është një derivat i vitaminës A që rrit rinovimin e qelizave të lëkurës. Ai zbut shtresën më të thellë të lëkurës tuaj dhe ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të yndyrës së tepër, që siç e tham, kjo e fundit bën mbylljen e porve dhe krijimin e pikave të zeza në lëkurë.
3. Maska me argjil: Balta është një përbërës i mrekullueshëm i pastrimit dhe nxjerrjes së papastërtive nga lekura,një maskë argjile është ideale për luftimin dhe parandalimin e pikave të zeza. Argjila do të nxjerrë yndyrën dhe do të pastrojë poret, dhe do ta bëj më të hidratuar lëkurën.
4.Përdorni paisje për pastrim të thellë: Nëse jeni të prirur për të pasur pika të zeza, ju duhet të merci një pasje pastrami per lëkurës Kjo do të intensifikojë rutinën tuaj të pastrimit dhe do të ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura, të yndyrës ose papastërtive nga poret. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, kufizoni përdorimin e furçës vetëm dy herë në javë dhe mos ushtroni shumë presion mbi të.
5.Avulli: ASvilli i ngrohtë mund të bëjë gjëra të mahnitshme për lëkurën tuaj. Më e rëndësishmja do të hidratojë lëkurën dhe do të hapë poret. Futeni fytyrën në avull të ngrohtë, thajeni dhe më pas lyejeni me hidratantin tuaj