Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot Fushë, ku një motor është përplasur me makinën e policisë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 65-vjeçar me inicialet K.M.. Ai u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit, por nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra. Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndëroi jetë në Spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.