MENU
klinika

Mahnitëse!

Eklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet

17.06.2020 - 16:34

Këtë fundjavë NASA ka paralajmëruar që të mbahen sytë drejt qiellit. Kjo pasi më 21 Qershor pritet që të ndodhë eklipsi diellor.

Agjencia hapësinore amerikane ka shpërndarë një video mahnitëse, duke treguar se si do të duket “unaza e zjarrit” që do të krijohet në fundjavë.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Megjithatë, ky eklips nuk do të jetë i dukshëm për pjesën europiane. Ngjarja mund të shikohet nga Afrika Qendrore, Arabia Saudite, Kina jugore e deri tek Oqeani Paqësor.

Qytetarët në këto vende mund të shohin vetëm një pjesë të eklipsit.