MENU
klinika

Raporti

Tragjedia “Bryant”, piloti vuante nga iluzioni

18.06.2020 - 16:19

Një hetim me 1700 faqe i bërë publik nga “National Transportation Security Board” është përpjekur të hedhë dritë në aksidentin e 26 janarit. Atë mëngjes, një helikopter me 9 persona në bord u rrëzua në Kaliforni. Të gjithë personat humbën jetën pas përplasjes.

Mes viktimave ishte edhe legjenda e NBA-së, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë (përfshi edhe pilotin, Ara Zobayan). Piloti 50-vjeçar ishte me përvojë, një nga më të mirët e kompanisë, që pavarësisht mjegullës së dendur vendosi të fluturojë atë mëngjes.

Madje mbrëmjen e mëparshme Zobayan kishte transportuar Kobe dhe disa miq të tij në shtëpinë e këtij të fundit edhe pse koha ishte me mjegull. Një natë më parë fluturimi ishte shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas raportit, mësohet se piloti atë mëngjes ishte i çorientuar në komandat që bënte dhe kjo duket në komunikimin me radio që kishte me kullën e kontrollit. Ai komunikonte në radio se po ngjitej në lartësinë 1,220 metra, ndërkohë që helikopteri po udhëtonte në kah të kundërt, drejt përplasjes fatale. Në raport jepet minuta e fundit e komunikimit në radio.

“Kur pilotit iu komunikua pyetja se çfarë manovre po bënte, ai tha se po ngjitej, ndërkohë që helikopteri po zbriste dhe po humbiste kuotë. Kur një pilot është konfuz nga lartësia dhe shpejtësia, vuan nga iluzioni somatograk”, – thuhet në komunikatë.

Gjithsesi, hetimi vijon ende dhe nuk pritet të dalë një raport zyrtar para 2021-shit. Autopsia e pilotit konfirmoi se ai nuk kishte pirë alkool apo drogë. Bashkëshortja e Bryant ka hedhur në gjyq kompaninë ajrore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i bashkëshortes së Kobe Bryant

Sikur të kthehesha në atë mëngjes 26 janari…

Pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës

“Truri im refuzon ta pranojë”, flet Vanessa Bryant

Shkrepur vetëm disa orë para vdekjes

Publikohet fotoja e fundit e Kobe Bryant