MENU
klinika

Shkrepur vetëm disa orë para vdekjes

Publikohet fotoja e fundit e Kobe Bryant

30.01.2020 - 19:08

Këtë të dielë, figura legjendare e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Kobe la pas bashkëshorten e tij, Vanessa-n dhe 3 vajzat, më e vogla prej të cilave erdhi në jetë në muajin qershor. Familjarët e basketbollistit janë të pikëlluar nga dhimbja, ndërsa Vanessa na i mbushi sytë me lot me shkrimin e saj të gjatë për humjen e të bijës dhe bashkëshortit.

Së fundmi, një rrjet po qarkullon një foto e cila mendohet se është poza e fundit e Bryant, e shkrepur vetëm disa orë para vdekjes së tij.

Në fakt, basketbollisti është fortografuar nga 13-vjeçari Brady Smigiel, teksa Bryant po kalonte prapa tij, ndërkohë që ndodheshin në “Akademinë Sportive Mamba”. Sipas 13-vjeçarit, legjenda e basketbollit i kishte premtuar atij një pozë më të mirë herën tjetër, premtim që nuk mundi të mbahej pasi Bryant mbylli sytë përgjithmonë.

Gjithashtu, Smigiel ka rrëfyer se ka parë edhe bashkëmoshataren e tij, Gianna-n, gjatë lojës së basketbollit, ndërsa vetëm disa orë më pas, baba e bijë si dhe 7 persona të tjerë ndërruan jetë në aksidentin e tmerrshëm me helikopter.