MENU
klinika

NBA

“Kobe Bryant do të rikthehet, do të luajë me LeBron te Lakers”

30.07.2018 - 19:14

“Mbajeni mend nga unë i pari, Kobe do të rikthehet të luajë basketboll me Lakers. Arsyeja? Do të luajë në një ekip me LeBron James”, ka deklaruar sot Shaquille O’Neal, ish-basketbollit legjendar i NBAp-së, i tërhequr prej vitesh.

I tërhequr prej dy sezonesh është edhe Kobe, legjenda tjetër e NBA-së dhe e Lakers, por për O’Neal “Black Mamba” do të rikthehet.

Kobe Bryant, 39 vjeç dhe 5 tituj kampionë në NBA, të gjitha me Lakers në karrierën e tij 20-vjeçare me këtë ekip, u tërhoq dy vite më pare nga basketbolli.

Por sipas 46-vjeçarit O’Neal, basketbollisti do të rikthehet të luajë vetëm për një sezon me kalifornianët dhe me LeBron James në ekip (erdhi këtë verë si free agent), për të fituar një tjetër titull.