MENU
klinika

Polemikat

50 basketbollistët më të mirë të NBA, ka kontestime

16.10.2019 - 15:41

“Bleacher Report” ka listuar 50 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, por menjëherë ka krijuar mjaft polemika.

Shumë tifozë kanë kontestuar vendin e 14-të të Kobe Bryant, 5 herë fituesin e titullit kampion. Në krye të listës ishtë Michael Jordan, i ndjekur nga LeBron James dhe Kareem Abdul Jabar.

Bryant është kaluar në renditje edhe nga Magic Johnson (i katërti), Shaquille O’Neal (i gjashti), Tim Duncan (i shtati) dhe mjaft të tjerë. Ndërsa në vendin e 10-të ndodhet Stephen Curry.

Cobe Bryant dhe LeBron James
Cobe Bryant dhe LeBron James

Habit pozicioni i Bryant, që mban disa nga rekordet e NBA-së. Në karrierën e tij me Lakers, Kobe ka realizuar 33 643 pikë. Ai është lojtari më i ri në moshë që ka debutuar në NBA (18 vjeç e 158 ditë), si dhe më i vjetri që ka realizuar mbi 60 pikë në një ndeshje.

Nuk dihet ende çfarë kriteresh janë përdorur për të përzgjedhur 50 basketbollistët më të mirë, por pozicion i “Mambës së Zezë” ka irrituar publikun amerikan.