Duket sikur të gjithë e kishin bërë me fjalë për të lëshuar akuza ndaj yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Evazioni fiskal në Spanjë fillimisht, më pas akuzat për përdhunim, lidhja e babait të të dashurës së tij me bandat e drogës dhe tashmë del në skenë edhe modelja Irina Shayk.
Rusja pati një lidhje të gjatë me futbollistin portugez të Juventusit, por marrëdhënia e tyre u mbyll pa asnjë arsye të bërë publike.
Së fundmi, Irina Shayk ka vendosur të flasë e të zbulojë të vërtetën e ndarjes nga portugezi. Ajo është shprehur se është ndjerë e tradhtuar nga futbollisti dhe se ai nuk ishte mashkulli ideal për të.
“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma”, tha modelja.
Pas ndarjes nga Ronaldo, Irina u lidh me aktorin hollivudian Bradley Cooper, me të cilin tashmë ka edhe një fëmijë.