MENU
klinika

Lista e gjatë e aktiviteteve

Pas lidhjes me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj i futet biznesit

19.06.2020 - 12:00

Aktorja Rudina Dembacaj përveç aktrimit dhe televizonit kohët e fundit i është përkushtuar edhe biznesit.

Pasi bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku, Rudina hapi edhe një restorant ku rezulton 100% aksionere. Mirëpo lista nuk mbaron vetëm këtu.

Open Corporate Albania ka publikuar listën e bizneseve për të cilat Rudina Dembacaj ka marrë licencë. Rudina rezulton 100% aksionere e një shoqërie me veprimtari të shtrirë thuajse në gjithçka; nga fusha e ndërtimit, impantet teknologjike, prodhimi i fidanëve, marrien e dhënien me qera të makinave etj.

“Veprimtaria e kësaj Shoqërie do të jetë thellësisht me karakter ekonomik dhe qëllim fitimprurës. Veprimtari në fushën e ndërtimit të përgjithshëm. Veprimtari në fushën e projektimit. Tregtim materialesh ndërtimi, import-export. Ndërtim e shfrytëzim linjash e fabrikash për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Shërbim Bar Restorant. Shitje dhe tregtim me pakicë të karburantit, stacion karburanti. Ndërtime të përgjithshme industriale dhe civile, ndërtimi i rrugëve, autostradave, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro dhe pista aeroportuale si dhe rikonstruksioni i rrugëve të kategorive të ndyshme.

Shtimin e objektit të veprimtarisë së shoqërisë duke përfshirë në veprimtarinë e saj: Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje e fasada, punime nëntokësore, ura e vepra arti, diga dhe tunele hidroteknike, ujësjellësa, vajsjellësa, gazsjellësa, vepra kullimi e vaditje, ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë, punime dhe mbrojtje lumore, sistemime hidraulike dhe bonifikime, ndërtim i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja e TN të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë, punime të inxhinierisë së mjedisit, impiante hidro-sanitare, kuzhina lavanderi, mirëmbajtja e tyre, impiante ngritëse dhe transportues, ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues, impiante të sinjalistikës ndricuese të trafikut, sinjalistikë rrugore jo ndricuese, impiante teknologjike termike dhe të kondicionimit, impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni, impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni, tv, ndërtimi i impianteve të ujit të pijshëm dhe pastrimi i tij, ndërtimi i impianteve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane, punime topogjeodezike, shpime gjeologo inxhinierike, puse e shpime për ujë.

Rehabilitim dhe rikonstruksion monumente arkitekture të kategorive të ndryshme. Prodhim, tregtim i farave dhe fidanëve. Grumbullim, transportim ruajtje, riciklim, përpunim dhe asgjësim i mbetjeve të llojeve të ndryshme. Marrje dhe dhënie me qira autovetura dhe mjete të tjera. Sidoqoftë, asgjë nuk do të interpretohet këtu si kufizim i mundësisë së shoqërisë për të hyrë në tregje apo aktivitete dhe operacione të tjera tregtare që janë të lidhura me apo në funksion të objektit të mësipërm. Objekti i aktivitetit të Shoqërisë mund të ndryshohet dhe/ose zgjerohet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe këtë Statut.”, shkruhet në të dhënat e publikuara nga Open Corporate Albania.

DOKUMENTI I OPEN CORPORATE ALBANIA