Armin Laschet është kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë në North Rhine-Westphalia, ku më shumë se 700 njerëz kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
I pyetur të mërkurën se çfarë tregon shpërthimi i ri në lidhje me heqjen e kufizimeve, Laschet u përgjigj: “Nuk thotë asgjë në lidhje me këtë, sepse rumunët dhe bullgarët hynë atje dhe sollën virusin”.
Ai më vonë u përpoq të thoshte se ai thjesht theksoi rreziqet e udhëtimit ndërkombëtar dhe ishte e papranueshme “të fajësosh njerëzit nisur nga origjina për virusin”.
Ai ka marrë pa fund kritika, edhe nga Ministri i Jashtëm Heiko Maas, i cili ishte duke vizituar Sofjen të enjten, dhe tha se Lachet duhet të kërkonte falje.
Homologia bullgare e Maas, Ekaterina Zaharieva gjithashtu i quajti komentet “të papranueshme”.
“Virusi nuk i njeh kufijtë. Bullgarët kontribuojnë shumë në ekonominë e Rhein-Westfalës së Veriut, “tha ajo.
Për Lars Klingbeil, sekretar i përgjithshëm i Social Demokratëve, partnerë të rinj në qeverinë e koalicionit të Merkel, komentet ishin “skandaloze” dhe duhet të ishin fundi i ambicieve politike të Laschet.
“Kushdo që argumenton në këtë mënyrë, nuk është i përshtatshëm të kandidojë për kancelar, dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të qenë kancelar,” i tha ai Bild Live.
Partia konservatore CDU e Merkel është vendosur të zgjedhë një drejtues të ri në fund të vitit 2020.
Laschet është një kandidat kryesor, pasi hodhi kandidaturën kur pasardhësja më e mundshme e kancelares Annegret Kramp-Karrenbauer u tërhoq në fillim të këtij viti.
Konkurrent i tij është Friedrich Merz.
Fituesi do të udhëheqë bllokun e djathtë të qendrës së CDU-CSU të Merkel pas zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Por një sfidë tjetër për postin e kancelarit mund të vijë nga partia e motrës bavareze CDU, CSU, udhëheqësi i së cilës Markus Soeder shihet si një kandidat favorit.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ konica.al