MENU
klinika

Tre punonjëse në Gjykatën e Apelit

Shënohen 10 infektime të reja në Shkodër

24.06.2020 - 08:20

Rreth dy javë vendi ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Nga Shkodra, nga testimet e kryera në 24 orët e fundit janë zbuluar 10 raste të reja pozitive me Covid-19.

Prej tyre mësohet se tre janë punonjëse në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti.

Dyshohet se infektimet në gjykatë janë përhapur, pasi të premten e kaluar u konfirmua punonjësja e parë e prekur me koronavirus në Apel.

Aktualisht vijojnë hetimet epidemiologjike për familjarët dhe kontaktet e rasteve të infektuar, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i përhapjes së virusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësuesit vijojnë të paraqiten në punë

Bashkia e Shkodrës mbyll shkollat, kopshtet dhe çerdhet!