MENU
klinika

Mësuesit vijojnë të paraqiten në punë

Bashkia e Shkodrës mbyll shkollat, kopshtet dhe çerdhet!

09.03.2020 - 13:09

Pas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, Bashkia e Shkodrës ka pezulluar mësimin dhe çdo aktivitet.

Shkollat dhe kopshtet janë mbyllur deri në një moment të dytë, ndërkohë që mësuesit do vijojnë të paraqiten në punë për të monitoruar situatën dhe për të mbikëqyrur higjienën.

“Bashkia e Shkodrës, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para nga koronavirusi në Shqipëri, në mbështetje të urdhrave nga dikasteret qendrore, bën me dije se:

1. Duke filluar nga dita e sotme, pezullohet mësimi dhe çdo aktivitet:

– Në institucione publike dhe jo publike të tilla si: aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, tubime dhe takime me pjesëmarrje masive në vende të mbyllura apo të hapura, p.sh. koncerte, tubime dhe dëgjesa publike.

– Në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qendra në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në një njoftim të dytë.

2. Stafet e këtyre institucioneve, do të vazhdojnë të paraqiten në detyrë, duke patur si prioritet monitorimin e situatës dhe mbikëqyrjen e higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve, në zbatim të orientimeve të OBSH-së.

3. Duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojë dizinfektimi i të gjitha institucioneve publike, shkolla, kopshte e çerdhe, qendra në territorin e Bashkisë Shkodër.

4. Banorët në territor, udhëzohen të zbatojnë të gjitha urdhrat e protokollet publike tashmë të institucioneve vendase e të huaja, për përballimin me sa më pak pasoja të situatës, duke shmangur panikun dhe ruajtur qetësinë.

Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t’i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë”, njofton Bashkia e Shkodrës.