MENU
klinika

"Po infektohen më shumë qytetarët"

Kruja ia kalon Tiranës, sa raste kishte sot?

24.06.2020 - 10:51

Vijojnë të rriten shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste.

“Kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë”.

Sipas ministrisë, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 të infektuar të rinj

“Riaktivizohet” vatra në Krujë

Kontakte të punonjësve të fasonerisë

COVID-19/ Kruja ‘zgjohet’ me 7 raste të reja

BIRN: punonjësit vazhdojnë të transportohen në autobusë të tejmbushur

“Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19”