MENU
klinika

Detajet

Arrestohet shoferi i furgonit që rrahu nxënësit në Dibër

07.10.2018 - 08:45

Shoferi i një furgoni nxënësish në Dibër, që u regjistrua duke dhunuar një prej të miturve është arrestuar nga policia.

Pasditen e së shtunës, zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko doli në një konferencë të pazakontë për shtyp, ku foli për një ngjarje të ndodhur në një furgon që transportonte nxënës në qytetin e Dibrës, të denoncuar nga Ministria e Arsimit.

“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit se një shofer furgoni ka dhunuar një fëmijë. Në lidhje me këtë rast, Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë policisë që të veprojë”, tha Kuko.

Policia e Dibrës sqaron incidentin mes shoferit të autobusit dhe nxënësve të shkollës.

 

Në një njoftim për mediat, policia thotë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku shtetasi Edmond Sela i cili me automjetin e tij autobus, me targa AA 633 BO kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi Edmond Sela 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

Po kështu sipas policisë, drejtuesi i autobusit rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër thotë se është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe fton qytetarët, nxënësit, prindërit e mësuesit të denoncojnë çdo shkelje apo cënim të dinjitetit, shëndetit e jetës së tyre, duke garantuar një reagim të shpejtë profesional dhe dhe të paanshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN