MENU
klinika

Sherr masiv pas fitores

Nurmagomedov thyen McGregor mes kaosit

07.10.2018 - 09:50

Ka përfunduar ndeshja e shumëpërfolur e arteve marciale në UFC, ku Khabib Nurmagomedov konfirmohet kampion bote në peshën e lehtë pas fitores me “submission” në raundin e katërt ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229 që u zhvillua në Las Vegas.

Një duel i jashtëzakonshëm mes dy prej kampionëve dhe ikonave të këtrij sporti, në një përballje në përgjithësi të dominuar nga rusi, që mbron titullin kampion të fituar në prill të këtij viti.

Por ky duel vijoi edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarit, që ndali sfidën në kafaz pas kapjes që rusi i bëri rivalit irlandez. Madje emocionet më të mëdha kjo sfidë  i pati në sherrin e madh që u transferua jashtë kafazit nga Nurmagomedov, që pati një konflikt fizik me persona të tjerë menjëherë pas fitores.

Kjo krijoi kaos në kafaz e jashtë saj, ku u përfshinë edhe stafet e dy sportistëve e forcat e rendit, që ndërhynë për të qetësuar gjakrat, madje pati edhe goditje të dy sportistëve.

Situata e tensionuar bëri që në fund të mos kishte asnjë ceremoni zyrtare për dorëzimin e gjerdanit për Nurmagomedov, që u shoqërua nga salla i rrethuar nga forcat e sigurisë dhe ato të policisë, ashtu sikurse edhe McGregor.

Palët u përpoqën të sqarohen me presidentin e UFC-së, Dana White. Vetëm, pas disa minutash u dha vendimi për fitoren e Nurmagomedov, që korri suksesin e 27-të në artet marciale mikse, ku nuk ka ende asnjë humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”