MENU
klinika

Shtohen tensionet Turqi-Francë

BE duhet të diskutojë sa më shpejt për Turqinë!

25.06.2020 - 15:17

Ministri i jashtëm i Francës të mërkurën u bëri thirrje partnerëve të saj të Bashkimit Evropian që të zhvillojnë bisedime urgjente për marrëdhëniet e ardhshme të bllokut me Turqinë, e cila ka patur përplasje me Parisin për rolin e saj në Libi.

Lidhjet midis aleatëve të NATO-s, Francë dhe Turqi janë tensionuar javët e fundit.

Parisi ka kritikuar mbështetjen ushtarake të Turqisë për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Libi dhe rolin e saj në konfliktin në Siri.

“Franca e konsideron thelbësore që Bashkimi Evropian të hapë shpejt një diskutim, pa asgjë të përjashtuar, pa qenë naiv, për perspektivat për marrëdhëniet e ardhshme të Bashkimit Evropian me Ankaranë,” tha ministri Jean-Yves Le Drian para ligjvënësve.

 

BE duhet të mbrojë me vendosmëri interesat e veta, shtoi ai.

Të hënën, Presidenti Francez Emmanuel Macron akuzoi Turqinë se po luante “një lojë të rrezikshme” në Libi. Turqia u tërhoq të martën, duke thënë se Macron duhet të ketë pësuar një “eklips të mendjes” që  kundërshton mbështetjen e Ankarasë për qeverinë e Tripolit.

“Ne kemi nevojë për sqarime mbi rolin që Turqia synon të luajë në Libi, ku unë besoj se jemi dëshmitarë të një sirianizimi,” tha Le Drian, duke iu referuar luftëtarëve sirianë që Ankaraja kishte sjellë në Libi.

Ndërkohë, ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu ka kritikuar presidentin e Francës për komentet e tij të fundit në lidhje me mbështetjen e Turqisë ndaj qeverisë Libiane të Akordit Kombëtar (GNA).

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në radio, Çavuşoğlu tha se Franca po luan një lojë të rrezikshme duke kaluar përtej kufijve në Libi.

Duke akuzuar Francën për bashkëpunim në kaosin në Libi, ministri i jashtëm tha se ekzistenca dhe aktivitetet e Francës në Libi janë shqetësuese.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga KB, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjatë dështuan.

KB e njeh GNA, e cila drejtohet nga Fayez al-Sarraj si autoritetin e vendit./Konica.al

Burimi: Al Jazeera, The Times, Daily Sabah