MENU
klinika

"Shkrepe Karnaval"

Festa-simbol e Korçës, pa grumbullime!

25.06.2020 - 15:58

        Në Korçë, kanë nisur përgatitjet për karnavalet, festa-simbol e qytetit që ka çelur sezonin turistik veror.

Por, këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe dhe rrugë, për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga korçarët dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas e atyre të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera ku pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë të veshur për karnavale, me maska dhe kostume të larmishme plot ngjyra, organizatorët kanë menduar t’i bëjnë pjesë përmes konkursit “Shkrepe Karnaval”, ku secili mund të dërgojë foto dhe video me veshjet e karnavaleve.

***

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë, para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, Karnavalet, më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt. Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike, si: koka kafshësh dhe njerëzish.

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh, pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë, ato shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore, pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve, duke krijuar në vitin 1992, Shoqatën e Karnavalit, si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Më 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali I Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas, organizohet Festivali II Ndërkombëtar i Karnavalit, me përmasa edhe më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane