MENU
klinika

Shorti

Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës

26.06.2020 - 10:15

Në këtë stacion të garës në Kupën e Shqipërisë natyrisht që nuk ka rëndësi se kë ke përballë, synimi është  qartë: të ngresh trofeun në fund. Gjithsesi, pak intrigë kishte në hedhjen e shortit për gjysmëfinalet e Kupës.

Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana janë dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para do të luhen më 2 korrik, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas. Ndërsa finalja do të luhet më 2 gusht me një takim të vetëm.