MENU
klinika

"Jemi takuar në plazh..."

Rudina Hajdari flet për njohjen me bashkëshortin

29.06.2020 - 11:31

Rudina Hajdari e ftuar në ‘E diell’ foli si rrallëherë për jetën private. Deputetja prej vitesh është e martuar me biznesmenin Muçjon Demiraj dhe janë prindër të një vajze. Mirëpo ajo e ka mbatjur jetën private gjithmonë larg vëmendjes së publikut dhe medias.

Së fundmi, ajo vendosi të zbulojë disa detaje nga njohja me bashkëshortin. Deputetja Hajdari tregoi se për herë të parë me bashkëshortin është takuar kur ka qenë 16 vjeçe dhe zbuloi si ka reaguar e ëma, gjyqtarja e shkarkuar, Fatmira Hajdari.

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.